BallinaUncategorizedDetaje nga krimi brenda familjes në Lushnje/ Autori u konfliktua si fillim...

Detaje nga krimi brenda familjes në Lushnje/ Autori u konfliktua si fillim me të vëllanë, si u arratis me makinën e babait dhe më pas u vu në pranga në Fier

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së hënës fshatin Zhymë, të njësisë Krutje, në Lushnjë.

Rreth orës 21:20, 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se ka goditur me sqepar nënën e tij, 80-vjeçaren Fanije Dalladaku. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Gjatë ngjarjes është plagosur rëndë edhe babai i tij, 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga banesa me makinën e babait të tij, një automjet tip “Ford” me ngjyrë blu, por u arrestua pas rreth një ore në qytetin e Fierit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 45-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Hetuesit po verifikojnë edhe një ngjarje të mëparshme, ku ai dyshohet se ka tentuar të sulmojë një person me të njëjtin mjet.

Sipas informacioneve të para, konflikti dyshohet se ka nisur fillimisht me vëllanë e 45-vjeçarit, i cili prej pak ditësh ishte kthyer nga Italia, ku jeton si emigrant.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin që çoi në këtë krim të rëndë.

spot_img

Artikujt e fundit

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Florion Dalladaku, autori i krimit makabër në Lushnje ku vrau nënën dhe plagosi rëndë...

Rrahje me shkop në tubim/ Protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij

Protesta e 86-të para kryeministrisë regjistroi një incident, ndërsa një person u shoqërua në...

Emërimi i tij në Prokurorinë Federale ishte i paligjshëm, shkarkohet prokurori i njohur në SHBA

Një gjykatë federale apeli në SHBA ka konfirmuar se emërimi i prokurorit John Sarcone...

Gjetja e mbetjeve kockore të 23 personave në varret masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së

Ka nisur procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së të mbetjeve mortore të gjetura...

Më shumë