BallinaVendiKronikëDiploma universitetesh, master dhe licenca profesionale/ Zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve...

Diploma universitetesh, master dhe licenca profesionale/ Zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve në Tiranë, një në pranga

Publikuar më

spot_img

Një 51-vjeçar i identifikuar si shtetasi Abas Tafa është arrestuar pas zbulimit të një ambienti të përshtatur për falsifikimin e dokumenteve arsimore dhe profesionale në kryeqytet.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e Zall-Bastarit, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur posaçërisht si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master, si dhe licencave profesionale.

Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara si të falsifikuara, së bashku me pajisje dhe sende të tjera të kundërligjshme që përdoreshin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi Abas Tafa, 51 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

VIDEO/ Perla e këshilltarit të Bashkisë: Po të shtyp një njeri me makinë, s’mund të më fusin në burg se e kam bërë padashje

Këshilltari i Bashkisë së Tiranës, Alfred Muharremi, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme...

Padi ndaj WhatsApp: Dyshime se mesazhet private mund të jenë aksesuar pa leje

Një padi e re kolektive ka vënë në qendër të kritikave gjigantin teknologjik Meta,...

Hormuzi, taksa që trondit tregjet/ Ekspertët: Vendimi i Iranit cenon ligjin ndërkombëtar dhe rrit kostot

Iran pretendon vendosjen e një takse për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit,...

Apeli uli dënimin për vrasësin e efektivit të Shqiponjave, Lamallari: Vendim thellësisht shqetësues, dekurajon kolegët në uniformë

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari reagoi pas vendimit të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm...

Më shumë