BallinaVendiKronikëDo të mbahej në 2027 në Shqipëri, vihet në pikëpyetje organizimi i...

Do të mbahej në 2027 në Shqipëri, vihet në pikëpyetje organizimi i Samitit të NATO-s në Tiranë! Shkak shpenzimet e ulëta për mbrojtjen

Publikuar më

spot_imgspot_img

NATO po shqyrton mundësinë që të mos organizojë samitin e saj vjetor vitin e ardhshëm në Shqipëri, pjesërisht për të ulur tensionet me presidentin amerikan Donald Trump, një kritik i shpeshtë i aleancës, si dhe për të shmangur vëmendjen ndaj faktit se vendi pritës Shqipëria është një nga anëtarët me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen.

Bloomberg shkruan se Shqipëria ka qenë një nga vendet që ka shpenzuar më pak për mbrojtjen brenda NATO-s, duke mos arritur deri së fundmi objektivin afatgjatë për të shpenzuar të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Sipas Bloomberg, Trump gjatë qëndrimit të tij në Ankara e kritikoi sërish aleancën ushtarake, duke vënë në dyshim rëndësinë e saj. Kritikat e vazhdueshme të Trump ndaj NATO-s kanë shtuar mundësinë që samiti i vitit të ardhshëm, i planifikuar të mbahet në Shqipëri, të mos zhvillohet, thanë burimet, të cilat folën në kushte anonimiteti pasi diskutimet janë konfidenciale.

Deklarata përfundimtare e samitit në Ankara, që pritet të miratohet nga liderët të mërkurën, nuk përmban asnjë referencë për samitin e ardhshëm, sipas një personi të njohur me tekstin.

“Se kur do të zhvillohet Samiti, kjo është ende në diskutim”, deklaroi për Bloomberg TV zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë