BallinaVendiAktualitet“Doja të merrja hakun e vëllait”, lihet në burg 52-vjeçari që dështoi...

“Doja të merrja hakun e vëllait”, lihet në burg 52-vjeçari që dështoi të vriste Kërtezin në Elbasan, çfarë tha para trupës gjykuese

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Poli Boriçit i akuzuar për tentativë vrasje ndaj Ermir Kërtezit, në një atentat të mbetur në tentativë. 

Prokuroria kërkoi burg për 52 vjeçarin me akuzën e “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Përmes avokatit të caktuar kryesisht Boriçi mësohet të ketë deklaruar, në seancën me dyer të mbyllura, se nuk donte të vriste Kërtezin, por ta frikësonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në një lokal në Elbasan teksa 52 vjecari Poli Boriçi i vuri pistoletën në kokë Ermir Kërtezi ndërsa ky i fundit u largua me vrap.

Dyshohet se autorit ju bllokua arma në momentin e fundit. Ai u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Në deklaratën fillestare të dhënë në polici, Boriçi u shpreh se donte të merrte hakun e vëllait të cilin, sipas tij, Kërtezi e kishte plagosur 15 vite më parë duke e lënë të paralizuar.

Nga ana tjetër 50 vjeçari Ermir Kërtezi mësohet të ketë deklaruan para prokurorëve se mes dy familjeve fqinje, marrëdhëniet ishin normalizuar prej vitesh.

spot_img

Artikujt e fundit

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar...

Më shumë