BallinaRajoni & BotaDonald Trump paralajmëron Iranin: Mund të shkatërrohet brenda një nate

Donald Trump paralajmëron Iranin: Mund të shkatërrohet brenda një nate

Publikuar më

spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani mund të përballet me pasoja shkatërruese nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit të vendosur nga Uashingtoni.

Gjatë një konference për shtyp, kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet shumë shpejt.

“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, u shpreh ai, duke iu referuar ultimatumit të vendosur ndaj Irani për arritjen e një marrëveshjeje.

Në vijim, Trump foli edhe për një operacion shpëtimi të pilotëve amerikanë, duke akuzuar një gazetar për publikimin e informacionit të klasifikuar. Sipas tij, rrjedhja e të dhënave vuri në rrezik jetën e një piloti të zhdukur dhe komplikoi operacionin në terren.

Ai theksoi se autoritetet po përpiqen të identifikojnë personin përgjegjës për publikimin e informacionit, duke e cilësuar rastin si cenim të sigurisë kombëtare.

“Dikush nxori informacion. Urojmë ta gjejmë se kush e bëri këtë. Ata nuk e dinin se dikush kishte humbur, por kjo u bë publike dhe ndikoi drejtpërdrejt në sigurinë tonë kombëtare. Ai person duhet të përfundojë në burg,” deklaroi presidenti.

Trump shtoi se rrjedhja e informacionit e bëri më të vështirë operacionin e shpëtimit, pasi sipas tij, autoritetet iraniane nisën kërkimet për pilotin amerikan menjëherë pas publikimit të lajmit.

Artikujt e fundit

Trump: Do të doja të merrja naftën e Iranit, por amerikanët duan që lufta të mbarojë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të dëshironte të merrte naftën e Iranit,...

Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për sulme ndaj infrastrukturës së tij,...

Ra nga antenat e Midës, punonjësi i ‘ONE’ qëndroi pa ndjenja gjithë natën në borë! 50 vjeçari në gjendje të rëndë

Lumturi Kamberi, punonjës i kompanisë “One” u gjet pa ndjenja mëngjesin e sotëm pranë...

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime, mos klikoni

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po...

Më shumë