BallinaUncategorizedDronë, pajisje përgjimi dhe 75 llastiqe gjuetie për protestuesit, zbulohet magazina e...

Dronë, pajisje përgjimi dhe 75 llastiqe gjuetie për protestuesit, zbulohet magazina e kontrabandës në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Infrastruktura”, pasi dyshohet se u shiste pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit llastiqe dhe sfera metalike, me qëllim goditjen e punonjësve të Policisë dhe institucioneve.

Gjatë kontrolleve në një magazinë që ai posedonte, policia zbuloi mbi 450 pajisje dhe artikuj pa dokumentacion, mes tyre 239 dronë, pajisje elektronike, mjete për lokalizim GPS, si dhe dhjetëra llastiqe gjuetie. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Infrastruktura”:

Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar.

Në magazinë u gjetën edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike.

Vihet në pranga 23-vjeçari që posedonte pajisjet/artikujt, dyshohet për qëllime të kundërligjshme.

Ai u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe insitucionet.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Infrastruktura”, gjatë të cilit u arrestua pas konsultimit me prokurorin, shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke iu shitur pjesëmarrësve në protestë, 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën:

-239 dronë të madhësive të ndryshme;

-75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;

-44 celularë;

-17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;

-1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);

-3 palë syze me videoregjistrues;

-pajisje DVR;

-7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;

-1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;

-2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;

-12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Watch 10 Pro Max;

-8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.

Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj.

Vijon hetimi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të shtetasit O. M., si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të parregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.

spot_img

Artikujt e fundit

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen disa efektivë policie

Situatë e rëndë në Komisariatin e Policisë nr. 3, ku në godinë i është...

“Çfarë vjen pas kësaj?”, Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im

Kryeministri Edi Rama deklaroi se drejtësia ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm, ndërsa theksoi...

Ata që folën, ata që heshtën!

Shenim i Albania Today/Prej 6 ditësh Shqipëria po njeh ditët më të vështira ndoshta...

Plumbat e gomës në protestë, Skënder Hita sqaron përdorimin e tyre: Janë të lejuara, por…

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë sot në një konferencë për...

Më shumë

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen disa efektivë policie

Situatë e rëndë në Komisariatin e Policisë nr. 3, ku në godinë i është...

“Çfarë vjen pas kësaj?”, Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im

Kryeministri Edi Rama deklaroi se drejtësia ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm, ndërsa theksoi...

Ata që folën, ata që heshtën!

Shenim i Albania Today/Prej 6 ditësh Shqipëria po njeh ditët më të vështira ndoshta...