BallinaVendiAktualitetE pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më...

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel nën dhe

Publikuar më

spot_img

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur eshtrat e një personi të ndarë nga jeta prej 17 vitesh.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hapur një tunel të madh nën tokë për të depërtuar në varr, çka tregon për një veprim të mirëorganizuar dhe të menduar më parë.

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe është zbuluar nga punonjës të mirëmbajtjes së tyre. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

Artikujt e fundit

VIDEO/ Operacion antidrogë në Berat: Goditet grupi kriminal, 3 në pranga dhe 1 në arrest shtëpie

Një operacion antidrogë i zhvilluar pas një hetimi 6-mujor ka çuar në goditjen e...

Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan pamje nga takimet në Abu Dhabi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e zhvilluar në Abu Dhabi të...

Reperi D4vd akuzohet për vrasjen e një 14-vjeçareje, dyshohet se e kreu krimin për të fshehur marrëdhënien dhe mbrojtur karrierën

Autoritetet në Los Angeles kanë ngritur akuza të rënda ndaj reperit D4vd, i cili...

SHBA-ja dhe Irani kërkojnë një rrugëdalje pa humbje, pse konflikti ka të ngjarë të vazhdojë

Zhvillimet e fundit në konfliktin mes Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani tregojnë një...

Më shumë