Bosnja ka shkaktuar një surprizë të madhe duke eliminuar Italinë nga play-off-i i Botërorit 2026, pas një ndeshjeje dramatike që u vendos me penallti.
Sfida e zhvilluar në Zenica përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesave. Italia kaloi e para në avantazh me golin e Moise Kean në minutën e 15-të, por mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Alessandro Bastoni në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Bosnja arriti të barazojë dhe dominoi në shumë momente të lojës, duke e çuar takimin drejt shtesave dhe më pas te goditjet e penalltive.
Nga pika e bardhë, vendasit u treguan më të saktë, ndërsa penalltinë vendimtare e realizoi Bajraktarevic, duke vulosur kualifikimin e Bosnjës dhe eliminimin e Italisë.
Me këtë humbje, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi, duke shënuar një nga dështimet më të mëdha në historinë e saj në arenën ndërkombëtare.

