Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka befasuar me paraqitjen e tij në Kuvend.I shoqëruar nga Ulsi Manja, ai ka shkuar në Parlament me një qese me domate. Kjo pasi lufta mes SHBA dhe Iranit solli rritje të çmimeve në vend.
Në seancën e sotme plenare Braçe do të zhvillojë një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kërkuar nga deputeti socialist.

