Policia greke ka dhënë disa detaje të reja lidhur me sasinë e kokainës së kapur një ditë më parë në kryeqytetin helen.
Autoritet amerikanë kanë dhënë alarmin lidhur me një linjë trafiku nga Kolumbia drejtë Europës, me protagonistë shqiptarë.
Menjëherë janë vënë në mikroskopin e anti drogës dërgesat e mallrave që mbërrijnë në Athine nga ky vend i Amerikës latine.
Menjëherë sapo sasia prej 80 kutish me lule të llojit trëndafila ka mbërritur në aeroportin e Athinës, anti droga ka zbuluar se në 15 prej tyre gjendeshin në total 80 kg kokainë e pastër.
Në vazhdim anti droga ka mësyrë në magazinën e pritësve të mallit në lagjen Artemidha të Athinës ku ka arrestuar katër persona, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar në zonën e Marathonës ku u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, njëri prej të cilëve ishte në kërkim për akuzën e vrasjes me paramendim.
Në banesë u gjetën edhe 2 kg kokainë e gatshme për shitje. Të gjithë personat e përfshirë janë me shtetësi ose origjinë shqiptare. Ata po hetohet në lidhje me aktivitetin e këtij grupi kriminal.



