BallinaVendiKronikëGjykata rrëzon masën e pezullimit nga detyra për kreun e IMT-së, Rigers...

Gjykata rrëzon masën e pezullimit nga detyra për kreun e IMT-së, Rigers Sheqeri

Publikuar më

spot_img

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot, masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT-së në Tiranë, Rigers Sheqeri.

Sheqeri u pezullua nga detyra dy ditë më parë, ndërsa Prokuroria e Tiranës e akuzon atë për “shpërdorim detyre”.

Gjatë dëgjimit të palëve dhe verifikimit të kushteve të masës që ishte shpallur në mungesë u konstatua se nuk ekzistonin kushtet.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal”, ka njoftuar më herët Prokuroria.

Artikujt e fundit

Studio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 44-vjeçari, i cili dyshohet...

Pas paralajmërimit për rrezik sulmesh nga Irani, Antiterrori rrit praninë në institucionet diplomatike dhe MEK

Antiterrori ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë si dhe pranë MEK,...

“Partizani”/ Nis seanca në GJKKO, Berisha kërkon Edi Ramën si dëshmitar

Ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim të Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë,...

“Një herë është në Bruksel, një herë është në Kosovë”/ Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Kjo gjë mos të ndodhë më

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi në Kuvend mungesën e ministrit të Bujqësisë...

Më shumë