Rezultate të vështira për partinë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në dy zgjedhje rajonale në Gjermani, ku CDU ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa AfD forcon pozitat në lindje të vendit.
Sipas exit poll-it të transmetuesit publik ARD, në Mecklenburg-Vorpommern, AfD renditet forcë e parë me rreth 37% të votave, e ndjekur nga Social Demokratët e SPD-së me 35.5%.
Rezultati më i rëndë është ai i CDU-së së Merz, e cila përllogaritet në vetëm 5.5%. Nëse konfirmohet, ky do të ishte rezultati më i dobët i CDU-së në një palë zgjedhje rajonale që prej vitit 1949.
Me pragun elektoral prej 5%, mbetet për t’u parë nëse CDU do të arrijë të sigurojë përfaqësim në parlamentin e landit.
Megjithatë, edhe nëse AfD konfirmohet si forca më e madhe, marrja e drejtimit të qeverisë mbetet e vështirë, pasi partitë e tjera kanë deklaruar se nuk do të formojnë koalicion me të.
Ndërkohë, në Berlin, rezultatet paraprake nxjerrin në krye Die Linke me rreth 24.5%, ndërsa CDU renditet e dyta me rreth 20%.
Dy votimet konsiderohen një test i rëndësishëm politik për kancelarin Friedrich Merz dhe drejtimin e CDU-së, në një kohë kur AfD po zgjeron mbështetjen në disa zona të Gjermanisë.



