BallinaRajoni & BotaI kërkoi paratë bashkëshortes dhe goditi me grusht djalin e tij, arrestohet...

I kërkoi paratë bashkëshortes dhe goditi me grusht djalin e tij, arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Rimini të Italisë, është arrestuar nga karabinierët, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe kërcënime ndaj bashkëshortes e djalit të tij 22-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 5 gusht në një hotel në Viserbella, ku policia është thirrur me urgjencë nga djali gjatë një konflikti me të atin.

Sipas mediave italiane, 43-vjeçari, i cili ndodhej në gjendje të dehur, i kërkonte bashkëshortes para për punën që ajo kishte kryer si pastruese shtëpie.

Situata është përshkallëzuar kur burri ka tentuar të hidhte një biçikletë në drejtim të makinës së një klienti. Më pas, ai ka goditur me grusht në fytyrë djalin e tij, i cili kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën.

Për të ndaluar të atin, 22-vjeçari e ka rrëzuar dhe mbajtur në tokë deri në mbërritjen e forcave të rendit.

Sipas mediave, dhuna e tij në shtëpi kishte nisur 6 vite më parë, ku në një prej rasteve, 43-vjeçari, në gjendje të dehur, kishte hyrë në dhomën ku ndodheshin fëmijët duke mbajtur një rrip në dorë.

Kur nëna kishte tentuar t’i mbronte ata, burri e kishte shtyrë, duke bërë që ajo të përplaste kokën me dërrasën anësore të murit. Para se gruaja të dërgohej në spital, ai kishte goditur edhe djalin e madh.

Në urgjencë, gruaja ishte detyruar të mos tregonte të vërtetën dhe kishte deklaruar se ishte rrëzuar aksidentalisht.

Pas arrestimit, prokurori ka kërkuar vleftësimin e masës së arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke argumentuar se ekziston rreziku që i dyshuari të përsërisë veprat.

Artikujt e fundit

Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra ende aktive në Tiranë, Kurbin dhe Krujë, mbi 200 forca në terren

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend,...

“Më ftuan për kafe dhe më qëlluan”/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

Mbas incidentit me dy të të dëmtuar në burgun e Fierit drejtoria e përgjithshme...

Nëna e Ardian Çapjas ndërron jetë, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon leje të lërë qelinë

I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, aktualisht i burgosur në një institucion...

Wendt u konfirmua nga Senati si ambasador në Shqipëri, Ambasada e SHBA: E presim me kënaqësi, do të mbështesë vizionin e Trump për siguri...

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt...

Më shumë