BallinaRajoni & BotaItalianët i thonë JO Melonit, kryeministrja humb referendumin për drejtësinë

Italianët i thonë JO Melonit, kryeministrja humb referendumin për drejtësinë

Publikuar më

spot_img

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përballet me një goditje politike pas rezultateve të fundit të referendumit për reformën në drejtësi, ku votuesit duket se kanë refuzuar ndryshimet e propozuara.

Sipas projeksioneve më të fundit, “Jo” kryeson me 53,9%, ndërsa “Po” mbetet në rreth 46%, duke çuar drejt rrëzimit të reformës së mbështetur nga qeveria.

Pjesëmarrja në votime ka qenë e lartë, rreth 58,9%, një tregues i fortë i mobilizimit qytetar, edhe pse në këtë rast nuk kërkohej kuorum.

Në nivel territorial, “Jo” dominon në shumicën e rajoneve, ndërsa “Po” arrin të fitojë vetëm në disa zona të veriut si Lombardia, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia.

Rezultati përbën një goditje politike për kryeministren Giorgia Meloni dhe qeverinë e saj. Edhe pse ajo kishte theksuar gjatë fushatës se referendumi “nuk është një votë për qeverinë”, në praktikë ai u perceptua si një test i drejtpërdrejtë për mbështetjen ndaj saj.

Humbja e kësaj reforme, një nga shtyllat kryesore të programit të saj dobëson autoritetin politik të qeverisë dhe i jep avantazh opozitës, e cila ishte rreshtuar për “Jo”.

Vetë Meloni ka deklaruar se respekton vendimin e qytetarëve dhe se qeveria do të vazhdojë mandatin, duke përjashtuar dorëheqjen.

“Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, ka shkruar Meloni krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Megjithatë, figura të opozitës si Matteo Renzi kanë ngritur çështjen e përgjegjësisë politike pas një humbjeje të tillë.

Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Pesë Yjet, Giuseppe Conte, e përshëndeti rezultatin si një fitore për kushtetutën dhe demokracinë, duke deklaruar publikisht: “Ia dolëm, rroftë kushtetuta!”

Rezultati i këtij referendumi shënon një moment kyç për politikën italiane, duke hapur një fazë të re pasigurie dhe përballjeje mes qeverisë dhe opozitës, ndërsa vëmendja tani zhvendoset tek hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë Meloni për të ruajtur autoritetin dhe stabilitetin e saj politik.

BurimiDitar

Artikujt e fundit

Përplasje e fortë në PD: Ervin Salianji: “Sali Berisha ka frikë nga vota, mban Edi Ramen në pushtet”

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Ervin Salianji, i cili ka reaguar ashpër...

Thellohet tragjedia në Podujevë, shkon në tre numri i viktimave: ndërron jetë edhe 31-vjeçarja e dyshuar si autore

Thellohet bilanci tragjik i ngjarjes së rëndë në Podujevë, ku numri i viktimave ka...

Vrasje e trefishtë në Kosovë, 31-vjeçarja qëllon për vdekje dy persona dhe ndërron jetë në spital (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majac në Podujevë mbrëmjen e së dielës,...

Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin në Kavajë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij

Arrestohet autori i plagosjes së 39-vjeçarit dje në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30....

Më shumë