BallinaVendiEkonomiKompania greke AKTOR hyn në sektorin minerar në Shqipëri

Kompania greke AKTOR hyn në sektorin minerar në Shqipëri

Publikuar më

spot_img

Sipas mediave greke, kompania AKTOR ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me BNI Foundation për bashkëpunim në sektorin minerar në Shqipëri.

Marrëveshja parashikon krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët sipas ligjit shqiptar, ku AKTOR, përmes filialit të saj AKTOR Metal, do të zotërojë 51% të aksioneve, ndërsa BNI Foundation 49%.

Kompania e përbashkët do të merret me kërkimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve të caktuara minerare, përfshirë depozitat e nikelit dhe metaleve të rralla në zonën e Bilishtit.

Sipas të dhënave, potenciali i vlerësuar i këtyre burimeve arrin mbi 500 mijë ton nikel dhe mbi 25 mijë ton kobalt.

Projekti përfshin ndërtimin e infrastrukturës dhe impianteve për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, ndërsa investimi total mund të arrijë deri në 1 miliard euro.

BNI Foundation do të kontribuojë me të drejtat e shfrytëzimit dhe licencat ekzistuese, ndërsa kompania e përbashkët pritet të mbështetet nga kompani amerikane gjatë zhvillimit të projektit.

Megjithatë, realizimi i projektit mbetet në varësi të miratimeve rregullatore dhe zhvillimeve të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Kanabis në ndërtesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve: Pezullohet nga detyra Bilal Hasa

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me rastin e drejtorit të IEVP...

Zbulohet shtëpi bari në Peqin, në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

Një shtëpi bari është zbuluar në Peqin pas një operacioni të zhvilluar nga policia...

Ministri Karakaçi “kërcënon” importuesit pas rritjes së çmimit të naftës: Mund të ngrihet bordi

Çmimi i naftës ditën e sotme është rritur deri 14 lekë për litër, duke...

Lirohet Gjesti

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi, raporton ekskluzivisht Klankosova.tv Klan Kosova...

Më shumë