BallinaUncategorizedKonflikti mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, reagon Ilir Meta: Kuvendi dhe...

Konflikti mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, reagon Ilir Meta: Kuvendi dhe KLGJ po heshtin, këtu ka regji politike

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pretenduar se përplasja mes tyre po sjell zvarritje të proceseve gjyqësore dhe pasoja për qytetarët.

Meta shprehet se situata cenon interesat e shtetit, zhvillimin e rregullt të proceseve ligjore dhe të drejtën e qytetarëve për mbrojtje efektive.

Ai ka kritikuar gjithashtu Kuvendin, duke thënë se prej dy muajsh nuk ka reaguar për këtë çështje.

Në reagimin e tij, Meta ka përmendur edhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, të cilin e akuzon për heshtje lidhur me situatën e krijuar.

Reagimi i Metës:

Vazhdimi i konfliktit të qëllimshëm GJKKO e Shkallës së Parë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë vazhdon të sjellë pasoja shumë të rënda me zvarritjen e proceseve gjyqësore, të cilat cënojnë, jo vetëm interesat e shtetit, por edhe vetë proceset e rregullta ligjore, si edhe cenojnë rëndë mbrojtjen efektive të qytetarëve të përfshirë në këto procese.

Akoma më e rëndë bëhet kjo situatë kur Kuvendi jo vetëm që ka dy muaj që hesht dhe bën sikur nuk shikon, por edhe të vetmen nismë ligjore të ndërmarrë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, në datë 14 tetor 2026, e refuzoi më datë 22 tetor 2026 ta përfshijë në kalendarin e punimeve.

Po kështu, heshtja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, prej dy muajsh, cënon rëndë besimin te institucionet, që kanë detyrë kushtetuese për administrimin e proceseve gjyqësore.

Heshtja dhe mosreagimi i çdo aktori institucional që ka përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore, dëshmon qartë se kemi të bëjmë me një konflikt me regji politike në interes vetëm të Edi Ramës dhe organizatës që ai drejton.

Natyrisht, ky konflikt me regji, është vijim i telenovelës “Drejtësi me Regji”, e cila ka asgjësuar prej kohësh shtetin e së drejtës me qëllim instalimin e Narkodiktaturës të vetme në Europë.

spot_img

Artikujt e fundit

Vijon rezistenca e studentëve! Protestuesit nisin marshimin nga Rruga e Durrësit, drejtohen drejt Kryeministrisë

Protestuesit kanë nisur marshimin nga Rruga e Durrësit në Tiranë, duke u drejtuar drejt...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në...

Presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve për zgjedhjet lokale, ja kur do të mbahen

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike në vendin tonë, për t’u konsultuar për...

Tragjedia në Shkozë ku humbën jetën dy bashkëshortët, djali i viktimave: Partneri i motrës i vuri flakën banesës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Shkozë të Tiranës, ku Ismete...

Më shumë