BallinaSportKosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve...

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

Publikuar më

spot_img

Ëndrra e Kosovës për të qenë pjesë e Kupës së Botës është shuar në Prishtinë, pasi Dardanët janë mposhtur minimalisht 0-1 nga Turqia në finalen e play-off-it.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por me një rast të artë për vendasit. Në minutën e 29-të, Fisnik Asllani provoi me një goditje të fuqishme nga distanca, por portieri turk Çakir devijoi topin, i cili u përplas në traversë.

Në pjesën e dytë, Turqia gjeti menjëherë rrugën e rrjetës. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Kenan Yildiz dërgoi topin në zonë, ku fillimisht provoi Orkun Kökçü, ndërsa Kerem Aktürkoğlu e shtyu më pas në rrjetë. Kosova protestoi për pozicion jashtë loje, por arbitri e konsideroi golin të rregullt.

Në vijim, Kosova u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes deri në fund.

Turqia siguron kështu rikthimin në Botëror pas shumë vitesh, me pjesëmarrjen e fundit që daton në vitin 2002. Nga ana tjetër, pavarësisht eliminimit, Kosova mbyll një rrugëtim për t’u vlerësuar në këto kualifikuese, duke fituar respekt për paraqitjen e saj.

Artikujt e fundit

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar letër zyrtare Ambasadave në Tiranë, duke...

U përjashtuan se mbështetën Salianjin, anëtarët e PD Durrës në seli: Ballafaqim me Berishën! Dikur i mbronim dinjitetin kur e përjashtoi Basha

Dritan Burgija kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës, dhe anëtari Arlind Boshku, i...

Drafti për cilësinë e ajrit, qytetarët do kompensohen kur provojnë dëmin e shkaktuar në shëndet

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në...

Kapet me armë në lokal, arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë

Një 36-vjeçar është arrestuar në Fushë Krujë, pasi u kap i armatosur në një...

Më shumë