BallinaRajoni & BotaKroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën!

Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën!

Publikuar më

spot_img

Shqetësimi që ka paraqitur vazhdimisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç lidhur me marrëveshjen e sigurisë së vulosur kohë më parë mes saj, Shqipërisë dhe Kosovës, nuk e bind aspak Kroacinë.

Ministria kroate e mbrojtjes përcolli hapur bindjen e saj se marrëveshja trepalëshe po keqinterpretohet qëllimisht nga Beogradi. Zyrtarët e Zagrebit kanë theksuar se ministri Ivan Anushic e ka sqaruar se dokumenti nuk ka të bëjë me aktivitete luftarake, por shërben si një kornizë bashkëpunimi teknik, shkëmbim dijesh dhe koordinim mes industrive të mbrojtjes për stabilitetin rajonal.

Në deklaratën e ministrisë kujtohet gjithashtu pakti i vitit 2010 mes Serbisë dhe Kroacisë, duke vënë në dukje se presidenti serb qëllimisht nuk po e përmend këtë dokument, i cili është më gjithëpërfshirës dhe më i detajuar se deklarata trepalëshe Kroaci-Shqipëri-Kosovë. Ministria sqaroi për mediat në Prishtinë se “aktivitetet e tyre janë të fokusuara thjesht në mbështetjen e rrugës së Shqipërisë dhe Kosovës drejt institucioneve europiane dhe transatlantike.”

Ajo theksoi gjithashtu se Kroacia, si anëtare sovrane e NATO-s dhe BE-së, ndjek politikën e saj të pavarur dhe mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit transparent rajonal. Sa i përket paralajmërimeve të Vuçic për armatosje të mëtejshme të Serbisë, Ivan Anušić e ka bërë të qartë se vend i tij nuk shqetësohet aspak nga të tilla deklarata.

Vetë ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se çdo informacion mbi marrëveshjen trepalëshe është publik dhe i disponueshëm në faqen zyrtare të ministrisë, ndërsa NATO ka kërkuar nga Serbia që të veprojë me përgjegjësi ndaj aleancës dhe fqinjëve të saj.

Artikujt e fundit

Elisa Spiropali sfidë Ramës me socialistët: Për Shqipërinë siç i ka hije

Elisa Spiropali duket se e ka ndarë mendjen që të sfidojë seriozisht kryeministrin Edi...

U raportua se humbi jetën nga arresti kardiak, 59-vjeçari në Durrës ndërroi jetë pasi u godit me grushte

Një ngjarje që fillimisht u raportua si vdekje për shkaqe natyrale në Durrës ka...

Anijet rikthehen në Hormuz, Irani paralajmëron masa të reja dhe rrezik për mbyllje të ngushticës

Një konvoj prej tetë tankerësh ka kaluar të shtunën në Ngushticën e Hormuzit, në...

Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313”-a në burgun e Fushë Krujës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e Durim Bamit për t’u transferuar...

Më shumë