BallinaUncategorizedKuvend/ Paqartësi në votimin për anëtarët e KPP-së! Për tre vende vakante...

Kuvend/ Paqartësi në votimin për anëtarët e KPP-së! Për tre vende vakante marrin shumicën e thjeshtë 4 kandidatura

Publikuar më

spot_imgspot_img

Paqartësi në votimin e së enjtes në parlament për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik. Mes 21 kandidaturave duhet të zgjidheshin vetëm 3 emra, për tre vende vakante. Rendi i ditës i seancës, i publikuar zyrtarisht nga Kuvendi, saktësonte se për emërimin nevojitej “shumicë e thjeshtë votash për miratim”. Por rezultati i votimit rezervoi një të papritur. Shumicën e thjeshtë e kishin garantuar jo 3 por katër kandidatura.

Grupi parlamentar socialist ishte udhëzuar nga drejtuesit e tij që të ofronte mbështetjen për Edvin Simon, Donika Dacin dhe Nertil Kaninën të cilët në fakt morën secili nga 73 vota. Por situata duket se u doli nga duart, pasi fill pas tyre, kandidatura e Xhovan Gjinit mori 44 vota në favor, 34 abstenime dhe 6 kundër, që do të thotë me shumë se gjysmën e 84 deputetëve që morën pjesë në votim.

Megjithatë kryetari i Kuvendit Niko Peleshi pas këtij rezultati u shpreh se “projektvendimi nuk miratohet”. Edhe në njoftimin më pas për vendimet e marra në seancë, përfshihen vetëm emrat e tre kandidatëve të parë.

Burime nga Kuvendi thanë se u miratuan ata që kishin marrë me shumë vota, dhe se kjo ishte një praktikë e konsoliduar në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve, por pa specifikuar nëse një praktikë e tillë mbështetej në një bazë ligjore.

Rregullorja e Parlamentit, në nenin 55 të saj, pika 3, parashikon se “Aktet e Kuvendit konsiderohen të miratuara kur për to kanë votuar “pro” shumica e deputetëve të pranishëm, me përjashtim të rastit kur kërkohet shumicë e cilësuar, sipas parashikimit në Kushtetutë ose në ligj”.

Artikujt e fundit

RENEA rrethoi zonën, autori 35-vjeçar lëshon ish-të fejuarën që e mori peng pas krimit në familje

Autori Nertil Buzi, ka lëshuar shtetasen R. P (ish- bashkëshorten), që e mbante peng...

Vrau ish-vjehrrin me armë gjahu në Roskovec dhe u arratis/ 35-vjeçari dyshohet se fshihet në një fshat të Beratit, RENEA ‘blindon’ zonën

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Nertil Buzi, autori i...

Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier. Një 35-vjeçar dyshohet se...

Më shumë

RENEA rrethoi zonën, autori 35-vjeçar lëshon ish-të fejuarën që e mori peng pas krimit në familje

Autori Nertil Buzi, ka lëshuar shtetasen R. P (ish- bashkëshorten), që e mbante peng...

Vrau ish-vjehrrin me armë gjahu në Roskovec dhe u arratis/ 35-vjeçari dyshohet se fshihet në një fshat të Beratit, RENEA ‘blindon’ zonën

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Nertil Buzi, autori i...