BallinaVendiEkonomiLekun nuk e tremb as Irani, forcohet ndaj të gjitha monedhave dhe...

Lekun nuk e tremb as Irani, forcohet ndaj të gjitha monedhave dhe arrin rekord të ri ndaj Euros

Publikuar më

spot_img

Kriza e çmimeve të energjisë dhe rreziqet inflacioniste nuk po e prekin aspak kursin e këmbimit të Lekut; përkundrazi, monedha vendase është forcar sot ndaj të gjitha valutave kryesore dhe ka shënuar një rekord të ri historik në kursin e këmbimit me Euron.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 95.92 Lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Që nga fillimi i këtij viti, kursi Euro-Lek ka rënë me 0.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë rënia ka arritur në 3%.

Kriza gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe efektet në çmimin e naftës kanë trazuar tregjet botërore dhe kanë rritur frikën për një valë të re inflacioni.

Në krizën e fundit inflacioniste, të vitit 2022, kursi i këmbimit Euro kaloi një fazë disaditore paniku, e shoqëruar me një forcim të shpejtë të Euros, që gjithsesi u amortizua shpejt, edhe me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. Këtë herë, as frika për një goditje inflacioniste nuk ka sjellë qoftë edhe përkohësisht një trysni mbi kursin e Lekut, që vazhdon të shënojë rekorde të reja historike.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e Euros në tregun e brendshëm vazhdon të jetë e lartë, edhe në nivele jo të zakonta për tremujorin e parë të vitit. Nga ana tjetër, politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, vazhdon të ketë gjithashtu një rol dytësor në forcimin e Lekut në kursin e këmbimit.

Banka e Shqipërisë ndërkohë vazhdon të ndërhyjë në mënyrë të vazhdueshme në tregun valutor, nëpërmjet blerjes së Euros, por kjo vetëm sa po e ngadalëson rënien e monedhës europiane, që, në mungesë të rolit të Bankës Qendrore, do të kishte rënë në nivele edhe më të ulëta.

Për momentin, kriza që ka shkaktuar konflikti i radhës në Lindjen e Mesme po reflektohet në rritjen e fortë të çmimeve të naftës edhe në tregun shqiptar. Çmimet e naftës janë rritur me afërsisht 25% krahasuar me nivelin e parakrizës, ndërkohë që qeveria shqiptare është angazhuar të ndërhyjë me ulje të nivelit të akcizës dhe rikthimin e Bordit që kontrollon çmimet me pakicë.

Shtrenjtimi i naftës nuk është përcjellë ende në zinxhirin e tregtimit të mallrave dhe shërbimeve, por, nëse çmimet nuk bien, një gjë e tillë do të jetë e pashmangshme.

Megjithatë, tregu financiar shqiptar për momentin nuk duket të shfaqë shqetësim lidhur me pritshmëritë për rritje të inflacionit. Leku vazhdon të forcohet, ndërsa edhe normat e interesit dhe yield-et e titujve qeveritarë ngelen në nivele shumë të ulëta.

Në rast se rreziku inflacionist për ekonominë botërore do të materializohet, është e pashmangshme që rritja e çmimeve të përcillet edhe në tregun shqiptar. Duke pasur parasysh pozicionin e thellë negativ në tregtinë e mallrave, bilanci i llogarisë korrente të vendit do të vendoset nën presion të fortë. Në teori, një skenar i tillë do të krijonte premisa për zhvlerësimin e Lekut dhe ringritjen e valutave të huaja, sidomos Euros.

Por, një skenar i tillë nuk ndodhi në krizën e vitit 2022, kur, falë prurjeve të mëdha valutore nga burime të tjera, Leku i rezistoi thellimit të deficitit tregtar dhe vazhdoi të forcohej, duke ndihmuar edhe në nivele inflacioni më të ulëta, krahasuar me Eurozonën dhe ekonomitë fqinje.

BurimiMonitor

Artikujt e fundit

Salianji: “Do të kandidoj për kryetar të PD më 23 maj, synoj ta bëj partinë fituese”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi në emisionin “Opinion” se më 23 maj...

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, vizitë në Ministrinë e Brendshme.

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, sapo ka hyrë në...

Meta ofroi garanci 50 mijë euro për të lënë qelinë, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar sërish ndryshim të masës së sigurisë dhe lirimin e...

Arrestohet në Tiranë 50-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik droge

Një 50-vjeçar i identifikuar si Bledar Mansaku është arrestuar nga policia në Tiranë me...

Më shumë

Salianji: “Do të kandidoj për kryetar të PD më 23 maj, synoj ta bëj partinë fituese”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi në emisionin “Opinion” se më 23 maj...

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, vizitë në Ministrinë e Brendshme.

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, sapo ka hyrë në...

Meta ofroi garanci 50 mijë euro për të lënë qelinë, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar sërish ndryshim të masës së sigurisë dhe lirimin e...