BallinaRajoni & BotaMister rreth Mojtaba Khameneit, burime izraelite: Lideri suprem nuk ndodhet më në...

Mister rreth Mojtaba Khameneit, burime izraelite: Lideri suprem nuk ndodhet më në Iran

Publikuar më

spot_imgspot_img

Raportime të reja kanë ngritur pikëpyetje mbi situatën e brendshme në Iran, pasi rrjeti televiziv saudit Al-Hadath, duke cituar një burim të sigurisë izraelite, pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ndodhet më në territorin iranian.

Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei, i cili mori drejtimin e Republikës Islamike pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, në sulmet SHBA-Izrael më 28 shkurt, nuk është shfaqur publikisht që nga marrja e detyrës. Deri tani, ai ka komunikuar vetëm përmes deklaratave me shkrim.

Një prej këtyre mesazheve u transmetua së fundmi nga televizioni shtetëror iranian, ku lideri suprem paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për pasoja në rast të rifillimit të luftës.

“Tani që armiku amerikan po kërkon të rifillojë luftën, duhet ta dijë se kombi iranian dhe fronti i rezistencës kanë mësime të paharrueshme për t’i dhënë”, thuhej në deklaratën e publikuar. Ai akuzonte gjithashtu SHBA-në për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit, duke deklaruar se “firma e presidentit amerikan nuk ka vlerë”.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim të cituar nga Al-Hadath, këto deklarata nuk janë shkruar nga vetë Mojtaba Khamenei, por nga kreu i ri i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ahmad Vahidi, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Burimi izraelit pretendon gjithashtu se brenda Iranit ekzistojnë mosmarrëveshje të thella, të cilat, sipas tij, kanë arritur në një nivel që rrezikon edhe vetë ekzistencën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit raportim, Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë që Izraeli të marrë pjesë në një operacion të ri ushtarak amerikan kundër Iranit, edhe nëse Teherani ndërmerr një sulm ndaj Izraelit.

Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet iraniane, amerikane apo izraelite lidhur me raportimet e publikuara.

Artikujt e fundit

PD ndryshon mendje për pjesëmarrjen në Kuvend? Paralajmëron mbledhje grupi një orë para seancës parlamentare

Partia Demokratike ka njoftuar se nesër do të zhvillojnë mbledhje të Grupit Parlamentar të...

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e...

“Përshëndetni shezlongët tanë!” Historia e pazakontë: 350 shezlongë të vjedhur në Itali gjenden në një resort në Shqipëri

Një histori e pazakontë që lidh Italinë me Shqipërinë ka marrë vëmendjen e mediave...

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro...

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i...

Më shumë