BallinaVendiKronikëMungonin kushtet higjeno-sanitare, bllokohen mbi 110 ton fruta-perime në Shkodër

Mungonin kushtet higjeno-sanitare, bllokohen mbi 110 ton fruta-perime në Shkodër

Publikuar më

spot_img

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës ka bllokuar 110 ton fruta-perime. 

Trupa e AKU-së ka kryer një inspektim jashtë planit në subjektin Elidon Bala, me aktivitet “trajtim/ambalazhim fruta-perime”.

Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin e standardeve higjeno-sanitare, në ambientet ku trajtohet produkti ushqimor.

Për këtë arsye, AKU ka marrë masa administrative:

Gjobë në vlerën 500,000 lekë, referuar Ligjit nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), bazuar në nenin 68, pika 1, gërma (h), për shkelje në kundërshtim me nenin 23, mosrespektimi i kërkesave ligjore mbi kushtet higjieno–sanitare për sigurinë dhe trajtimin e produkteve ushqimore;

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit prodhues, referuar Ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 46, pika 1, si masë urgjente administrative në rastet kur konstatohet rrezik serioz për interesin publik dhe sigurinë ushqimore;

Bllokim i produktit në sasinë 110 ton, deri në përfundim të procedurave ligjore dhe vendimmarrjes për asgjesim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mosrespektim të kushteve higjeno sanitare.

Artikujt e fundit

Kapet autori i vrasjes në Fushë-Krujë

Kapet Eduart Afmataj, autori i vrasjes në Fushë-Krujë të Artur Cangut, 41 vjeç, ngjarje...

Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit duke rrezikuar djegien e pyjeve, arrestohet 62-vjeçari

Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ndezi zjarr në...

Zbulohet bazë armatimi që furnizonte grupe kriminale/ Sekuestrohen 9 armë

Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Sekuestrohen 9...

VIDEO/ IRGC merr në dorë sistemin amerikan kundër raketave nga një avion i shkatërruar C-130

Sipas raportimeve të fundit, Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC) dyshohet se ka arritur të...

Më shumë