BallinaVendiEkonomiNafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të...

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e situatës në sektor, duke paralajmëruar se së shpejti (pritet këtë javë) do të bllokojnë Portin e Durrësit dhe pikat kufitare nëse nuk merren masa urgjente.

Shkaku kryesor që sipas operatorëve kryesore të tregut, po i çon drejt falimentimit, mbetet rritja e fortë e çmimit të naftës, e cila ka goditur drejtpërdrejt kostot operative dhe ka ulur ndjeshëm konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare në raport me ato të rajonit.

Sipas operatorëve, një nga problemet kryesore lidhet me marrëveshjet dypalëshe që Shqipëria ka me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin i Zi, të cilat u miratuan vite më parë për të lehtësuar lëvizjen e mallrave.

Këto marrëveshje lejojnë që kamionët e këtyre vendeve të hyjnë në Shqipëri pa pasur nevojë për leje tranziti (permit), dhe e njëjta gjë vlen edhe për palën shqiptare.

Por në praktikë, sipas tyre, kjo ka krijuar një disavantazh të madh për kompanitë vendase ( nëse në lëvizjet ndërmjet shteteve zbatohen lejet e tranzitit, siç ndodh me vendet e BE-së, numri i lëvizjeve të kamionëve kufizohet në mënyrë të barabartë mes vendeve.)

Sipas një shembulli konkret që sjellin në vëmendje operatorët, është p.sh., nëse një operator nga Maqedonia e Veriut, i cili vjen në Shqipëri për të ngarkuar mallra për eksport drejt Europës, nuk furnizohet me karburant në Shqipëri, por kthehet sërish në vendin e tij.

Edhe pse kamioni përshkuan deri në 300 km shtesë ai rikthehet në vendin e tij, vetëm për shkak të leverdishmërisë për t’u furnizuar me naftë më të lirë dhe më pas vijon itinerarin drejt Europës.

Sipas kompanive të transportit ndërkombëtar të mallrave, kjo ndodh sepse çmimi i naftës në Shqipëri është rreth 30% më shtrenjta sesa në këto shtete.

Konkretisht çmimi i naftës në vend është 2.1 euro për litër, ndërsa në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës është 1.4 euro për litër, Në Kosovë 1.7 euro për litër, dhe në Malin e Zi 1.7 euro për litër.

Ndërkohë, kompanitë shqiptare nuk mund të ndjekin të njëjtën strategji, pra të furnizohen me naftë në këto shtete ku çmimi është më i lirë, pasi nuk përfitojnë rimbursim të TVSH-së për karburantin e blerë jashtë vendit. Për më tepër, legjislacioni shqiptar i kufizon ato që të hyjnë në territor me më shumë se 200 litra naftë në serbatorin e kamionit. Në të kundërt, përballen me gjoba rreth 400 euro dhe detyrim për të paguar taksa shtesë mbi sasinë e lejuar. Kjo i vendos në një pozitë të pabarabartë me operatorët e huaj.

Diferencat në kosto janë të konsiderueshme. Për të njëjtin itinerar vajtje-ardhje drejt Gjermanisë, një kompani shqiptare mund të shpenzojë rreth 3,500 euro për karburant, ndërsa një operator nga rajoni vetëm 2,200 euro. Në një rrugë të vetme, kursimi për operatorët e huaj mund të arrijë deri në 1,000 litra naftë, duke i bërë ata shumë më konkurrues në treg.

Pasojat tashmë janë të dukshme në treg për të gjithë operatorët e sektorit të transportit ndërkombëtar të mallrave me kamionë.

Drejtues të kompanisë “Shega Trans” thanë për Monitor se aktiviteti i tyre i transportit të mallrave ndërkombëtare me kamionë është drejt falimentimit, për shkak të diferencës së lartë të çmimit të naftës.

“Nëse para pandemisë së Covid-19 dispononin rreth 20 kamionë për transport të mallrave në Kosovë, sot operojnë vetëm me 1 kamion, thjesht për të mbajtur flamurin e aktivitetit me Kosovën”.

Sipas tyre, kjo situatë është përkeqësuar 3-4 vitet e fundit, por është thelluar edhe më shumë pas rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Për shkak të përkeqësimit të naftës, operatorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria, duke propozuar dy zgjidhje kryesore:

1.Ose anulimin/rishikimin e marrëveshjeve bilaterale me vendet e rajonit;

2.Ose kompensim financiar për diferencën e çmimit të karburantit.

Në të kundërt, ata paralajmërojnë se sektori rrezikon kolapsin, me pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë dhe zinxhirin e furnizimit në vend.

spot_img
BurimiMonitor

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...