BallinaRajoni & BotaNdahet nga jeta Eliot Engel, ish-kongresmeni amerikan mbrojtës i kauzës shqiptare

Ndahet nga jeta Eliot Engel, ish-kongresmeni amerikan mbrojtës i kauzës shqiptare

Publikuar më

spot_img

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni Eliot Engel.

Engel njihet si një nga mbështetësit kryesor të çështjes shqiptare, si ligjvënësi kryesor amerikan i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Mbështetja e pakushtëzuar për Kosovën ka bërë që edhe një rrugë në Kosovë të mbajë emrin e tij.

Engel shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 deri në vitin 2021 dhe ishte një avokat i zjarrtë i zgjedhësve të tij, të drejtave të njeriut dhe paqes globale.

Ish-kongresmeni u zgjodh për herë të parë në vitin 1988 dhe u mund në zgjedhjet paraprake të vitit 2020 nga Jamaal Boëman, fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme.

Gjatë një karriere mbi 44 vite në shërbim publik, Engel ishte i njohur për përkushtimin ndaj zgjedhësve të tij dhe mbështetjen e demokracisë në të gjithë botën.

Artikujt e fundit

Horoskopi, 11 prill 2026

Dashi Ju kërkohet të bëni hapa të rëndësishëm personalë. Shkoni përtej kufijve tuaj të zakonshëm....

Vrasje me çifte në Fushë Krujë/ Eduart Afmataj ekzekuton fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

Duhet të ishte një pasdite normale në fshat, por përfundoi në një vrasje mes...

Heqja e subvencionit të naftës për bujqësinë, Rama: Kemi eliminuar mundësinë që të abuzohet, ishim të detyruar

Kryeministri Edi Rama, teksa ishte me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në...

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Vetëm 24 orë më pas, ka ndryshuar sërish çmimi i naftës, duke u rritur...

Më shumë