BallinaRajoni & BotaNdërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni.Çdo të diel...

Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni.Çdo të diel shkonte në poligon qitjeje me të atin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje tragjike ka tronditur Poloninë, ku një 24-vjeçar hapi zjarr ndaj qytetarëve në qendrën historike të Krakovës, duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur 15 të tjerë.

Autoritetet polake konfirmuan këtë të hënë, më 9 nëntor, se autori i dyshuar, i identifikuar nga mediat si Michał O., ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra gjatë përplasjes me Policinë.

Sulmi ndodhi pasditen e së shtunës, më 7 nëntor, kur 24-vjeçari hyri me automjet në sheshin kryesor të Krakovës dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve.

Forcat e Policisë ndërhynë për të neutralizuar sulmuesin, por gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të plagosur edhe dy efektivë. Njëri prej tyre raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Por tragjedia mori përmasa edhe më të rënda kur hetuesit zbuluan tre trupa të pajetë në banesën familjare të autorit të dyshuar, në qytetin Ostrowiec Świętokrzyski.

Viktimat u identifikuan si babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 21-vjeçare e sulmuesit.

Sipas Prokurorisë polake, provat e deritanishme tregojnë se i njëjti person dyshohet të jetë përgjegjës edhe për vrasjen e familjarëve.

Hetimet kanë zbuluar se 24-vjeçari kishte leje për armë sportive, ndërsa në automjetin e tij u gjetën armë dhe municione.

Prokuroria ka hapur hetim për sulmin në Krakovë, duke e trajtuar si vepër me karakter terrorist, si dhe për vrasjen e tre familjarëve.

Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński, deklaroi se të dhënat paraprake sugjerojnë ndikim nga ideologjia e ekstremit të djathtë. Megjithatë, autoritetet kanë kërkuar kujdes në nxjerrjen e përfundimeve për motivin përpara përfundimit të hetimeve.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse 24-vjeçari ka vepruar i vetëm dhe çfarë e shtyu drejt sulmit.

Në total, në dy vendngjarjet janë regjistruar nëntë viktima, pa përfshirë autorin e dyshuar, i cili ndërroi jetë dy ditë pas masakrës.

Polonia ka shpallur ditë zie kombëtare më 8 dhe 9 nëntor, ndërsa qytetarët kanë vendosur qirinj dhe lule në kujtim të viktimave në qendër të Krakovës.

spot_img

Artikujt e fundit

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, Fatmir Mediu pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së. Ai është...

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

Pak orë para se Komisioni i Reformës Zgjedhore të mblidhet në seancë plenare, bashkëkryetari...

Grabiti 60 mijë euro nga një bankë të nivelit të dytë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori i dyshuar

Është arrestuar autori i dyshuar që grabiti një bankë të nivelit të dytë në...

Më shumë

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, Fatmir Mediu pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së. Ai është...

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

Pak orë para se Komisioni i Reformës Zgjedhore të mblidhet në seancë plenare, bashkëkryetari...