BallinaVendiEkonomiNdryshimet e Bordit të Transparencës/ Bie çmimi i naftës, ndryshon edhe benzina

Ndryshimet e Bordit të Transparencës/ Bie çmimi i naftës, ndryshon edhe benzina

Publikuar më

spot_imgspot_img

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës.

Sipas njoftimit të fundit, çmimi është ulur me 5 lekë dhe nuk do të shitet jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Gjithashtu ka ndryshuar dhe çmimi i karburantit, do të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Artikujt e fundit

Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i Gardës 42-vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku ka humbur...

Përvetësonte të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë, Prokuroria e Sarandës lë në burg francezin që dërgonte mesazhe mashtruese

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...

Plagosje me armë në Tiranë, 34-vjeçari paraqitet në spital me plagë! Policia jep detaje

Një plagosje me armë është regjistruar pak para mesnatës të së mërkurës në Tiranë....

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur...

Më shumë

Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i Gardës 42-vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku ka humbur...

Përvetësonte të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë, Prokuroria e Sarandës lë në burg francezin që dërgonte mesazhe mashtruese

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...

Plagosje me armë në Tiranë, 34-vjeçari paraqitet në spital me plagë! Policia jep detaje

Një plagosje me armë është regjistruar pak para mesnatës të së mërkurës në Tiranë....