BallinaUncategorizedNga festa e fejesës në tragjedi/ Humb jetën Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nuk...

Nga festa e fejesës në tragjedi/ Humb jetën Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nuk i mbijetoi dot djegieve të marra në hotelin në Vlorë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ka mbërritur në Durrës trupi i pajetë i Ana Dyrmishit, 25-vjeçares që humbi jetën pas plagëve të rënda të marra në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht.

Ana ndodhej në Vlorë së bashku me të fejuarin e saj, Arnaldon, për të festuar ditën e parë zyrtare të fejesës. Një udhëtim që duhej të ishte një nga momentet më të bukura të çiftit, u shndërrua në një tragjedi.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në hotelin ku çifti po qëndronte. Flakët dhe tymi përfshinë godinën, ndërsa gjashtë persona mbetën të plagosur. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin përmes ballkoneve, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.

Ana pësoi djegie në rreth 85% të trupit. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ajo u dërgua në Turqi për trajtim të specializuar, me mbështetjen e qeverisë shqiptare. Gjendja e saj vijoi të ishte kritike dhe, pas ditë përpjekjesh, 25-vjeçarja ndërroi jetë në një spital në Turqi.

Por as trajtimi i specializuar dhe as përpjekjet e mjekëve nuk mundën ta shpëtonin të renë nga plagët e rënda të shkaktuara nga zjarri.

Edhe i fejuari i saj, Arnaldo, pësoi dëmtime të rënda në të njëjtën ngjarje, rreth 35% djegie në trup. Ai është dërguar nga familjarët në Itali për trajtim të specializuar. Çifti nga Durrësi ishin mes personave që pësuan plagët më të rënda në zjarrin e hotelit.

Ana jetonte në Shkozet të Durrësit. Sot, familjarët, të afërmit dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit 25-vjeçares, e cila humbi jetën tragjikisht vetëm pak ditë pasi kishte nisur një kapitull të ri të jetës së saj.

Një festë fejesë, e nisur me gëzim, u kthye në një dhimbje të madhe për familjet  Dyrmishi e Kaçorri dhe për të gjithë ata që e njohën Anën.

spot_img

Artikujt e fundit

Alarmi për bombë në Durrës/ Masa e dyshimtë nuk rezulton e lidhur me celularin, priten verifikimet

Një objekt i dyshimtë i konstatuar në rrugën paralele me portin detar të Durrësit...

Objekt i dyshimtë në Durrës, policia vendos perimetrin e sigurisë, dyshohet për bombë të komanduar

Një objekt i dyshimtë në rrugë është kthyer në alarm për lëndë shpërthyese në...

Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore takon këshilltaren e FBI-së për Krimin e Organizuar pranë SPAK: Vijon bashkëpunimi me partnerët amerikanë

Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, ka zhvilluar një takim me...

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në ditën e 89-të të protestës në Tiranë. I...

Më shumë