BallinaVendiAktualitetNga projekti 100 mln euro “Porta e Alpeve” tek Programi Kombëtar i...

Nga projekti 100 mln euro “Porta e Alpeve” tek Programi Kombëtar i Parkimeve, vendimet e qeverisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Qeveria ka miratuar këtë të premte një seri vendimesh që përfshijnë programe dhe marrëveshje të ndryshme.

Ndër to janë dy vendime që Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi bëri me dije që autorizojnë kompaninë shtetërore KAYO të lidhë marrëveshje për ndërtimin e mjeteve lundruese në vend si dhe ndërtimin e dronave. Sipas tij kjo i hap një etapë të re Shqipërisë në një industri që synon të gjenerojë të ardhura dhe punim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi nga ana tjetër solli në vëmendje një vendim që ka në thelb një marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve për një kredi 50 milionë euro. Kjo kredi sëbahsku me një financim prej 50 milionë euro të qeverisë shqiptare do të shkojë për atë që njihet si Porta e Alpeve.

Ky projekt konsiston në projekte infrastrukturore të natyrave të veçanta si rehabilitimi i shesheve urbane, rikonstruksionin  e bulevardeve dhe qendrave multifuknionale. Komponenti i dytë ka të bëjë me investime infrastruktuore në akse që lidhin bregdetin e Shkodrës pra Velipojën, liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe pjesën e Malsisë së Madhe dhe  Alpeve. Komponenti tjetër konsiton në investim e në rrjet kanalizimesh dhe furnizimin me ujë, transport urban dhe menaxhimin e ndotjes.

Për herë të parë krijojmë një korridor mes Alpeve dhe Adriatikut duke synuar të zgjasim sezonalitetin por dhe të përmirësojmë cilësinë e jetesës për banorët e këtij rajoni” tha Karakaçi.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor  Ervin Demo u ndal ndërkohë në atë që njihet si Programi Kombëtar i Parkimeve që sipas tij do të prekë zonat urbane dhe bashkitë që janë të prekura nga flukset turistike. “Do evidentojë kapacitetet që janë të disponueshme në territor për këtë funksion duke synuar të përmirësojë cilësinë e jetesës dhe lehtësojë aksesin për qytetarët dhe turistët” tha Demo.

Artikujt e fundit

Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur...

Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar,...

“Më vrau kur thatë se toka është e trashëguar”/ Rama i përgjigjet qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, unë s’jam takuar kurrë me...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Zvërnecit përpara organizimit në...

Më shumë