Izraeli paralajmëron iranianët të mos udhëtojnë me tren, duke thënë se kjo “rrezikon jetën tuaj”.
Të hënën, Donald Trump kërcënoi me “shkatërrim të plotë” të infrastrukturës iraniane, duke paralajmëruar se SHBA mund ta godasë Iranin “brenda një nate”. “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, nëse nuk ka marrëveshje”-ishte kërcënimi i Trump.
Trump i ka dhënë Iranit një afat deri në orën 20:00 EDT të së martës (00:00 GMT / 01:00 BST të mërkurën) për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Por afatet e tij kanë ndryshuar edhe më parë.
Ndërkohë, Irani thotë se ka refuzuar zyrtarisht një propozim të SHBA për armëpushim, raportojnë mediat shtetërore, duke publikuar njëkohësisht një listë kërkesash. Forcat e Gardës Revolucionare deklaruan në televizionin shtetëror se sulmet e tyre hakmarrëse do të shtrihen përtej Lindjes së Mesme nëse SHBA-ja shkel vijat e kuqe të Teheranit.

