BallinaVendiPolitikë“Nuk e kam harruar tragjedinë e Martin Canit”/ Rama: Qeveria thotë atë...

“Nuk e kam harruar tragjedinë e Martin Canit”/ Rama: Qeveria thotë atë që bën, ndryshe nga algoritmi që s’fle asnjë minutë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Këtë të enjte nisi funksionimin Qendra e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, një sistem i ri monitorimi që, përmes Inteligjencës Artificiale dhe teknologjisë së avancuar, synon të transformojë sigurinë publike në Shqipëri sipas standardeve më të avancuara evropiane.

Sistemi analizon në kohë reale situatat e rrezikut dhe sinjalizon automatikisht institucionet përgjegjëse për të ndërhyrë përpara se një ngjarje të marrë pasoja.

Projekti në fazën e parë janë përfshirë 20 shkollat më të frekuentuara në Tiranë, të përzgjedhura mbi bazën e numrit të nxënësve dhe problematikave të raportuara, në to janë instaluar rreth 600 kamera.

Nisur nga ndarja e jetës së 14-vjeçrit  Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Kryeministri Rama ka se ky projekt, është përgjigjja ndaj asaj tragjedie.

“Sot të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të një nxënësi të shkollës ‘Fan Noli’, e cila tronditi mbarë vendin dhe krijoi një situatë psikologjike me versionet e ndryshme të ngjarjes. Me politizimin ekstrem të vdekjes dhe me gazetarinë e gjakut. Ndërkohë që Policia e Shtetit dhe përmes saj, Ministria e Arsimit, Qeveria, u vunë në shënjestër të të gjitha llojeve të spekulimeve, sajesave dhe fabrikimeve që zgjatën jo pak dhe torturuan jo pak familjarët, por gjithë opinionin publik.

Unë nuk e kam harruar, siç e kanë harruar të gjithë ata që e keqpërdorën deri në fund atë tragjedi, sepse e kujtoj përditë duke ndjekur pikërisht këtë projekt që është përgjigjja ime dhe e jona ndaj asaj tragjedie.

Një shtet nuk matet dot me çdo gjë që ndodh, sepse edhe në shtetet më të zhvilluara, me traditat më të konsoliduara institucionale, me historitë më të gjata të formimit të kulturës shtetërore, ka raste që ndodhin gjëra që trondisin mbarë opinionin publik. Por ato maten me mënyrën se si reagon ndaj çdo gjëje që ndodh.

Reagimi ynë në këtë rast është një reagim sistemik, i cili edhe në nderim të kujtimit të një viktime të pafajshme dhe të panevojshme, do të mundësojë që shumë fëmijë, të cilët mund të jenë potencialisht një ditë të rrezikuar, të mos kenë asnjë pasojë.

Sot ne kemi nisur me zemrën e projektit, që është siguria në shkolla. Me 20 shkollat e para që janë përzgjedhur nga dendësia e numrit të nxënësve, nga dendësia e popullsisë përreth, nga intensiteti i veprimtarive rreth e rrotull dhe, patjetër, nga domosdoshmëria që, duke testuar modelin në 20 shkolla, ne të nxjerrim të gjitha konkluzionet e nevojshme për të vazhduar me fazat e tjera.

Besoj që sot të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkolla duhet të ndjehen mirë, duhet të ndjehen të lehtësuar për faktin që qeveria, ndryshe nga si përshkruhet në të përditshmen e jetës së kanaleve sociale dhe në të përditshmen e jetës pa një minutë gjumë të algoritmit, është një trupë e cila thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Natyrisht, çdo gjë kërkon kohën e vet”, u shpreh Rama.

spot_img

Artikujt e fundit

Qeveria shtrëngon rregullat për protestat: Kufizime në zona të caktuara, fshirje postimesh dhe gjoba deri në 500 mijë lekë

Qeveria shqiptare ka miratuar sot, më 28 tetor, ndryshime në ligjin “Për tubimet”, duke...

Shënim i Albania Today/Dy zhvillime që treguan kush i luan fijet në Tiranë

Në të njëjtën ditë ndodhen dy ngjarje që konfirmuan edhe një herë se kush...

I vëllai i vrau ish-bashkëshorten, flet Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje, jam munduar ta parandaloj…

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar masën e paraburgimit prej një muaji,...

Nga ulja e çmimit të naftës te rritja e taksave, Rama prezanton 10 masat që prekin qytetarët dhe bizneset

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot, më 28 tetor, 10 masat e reja ekonomike...

Më shumë

Qeveria shtrëngon rregullat për protestat: Kufizime në zona të caktuara, fshirje postimesh dhe gjoba deri në 500 mijë lekë

Qeveria shqiptare ka miratuar sot, më 28 tetor, ndryshime në ligjin “Për tubimet”, duke...

Shënim i Albania Today/Dy zhvillime që treguan kush i luan fijet në Tiranë

Në të njëjtën ditë ndodhen dy ngjarje që konfirmuan edhe një herë se kush...

I vëllai i vrau ish-bashkëshorten, flet Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje, jam munduar ta parandaloj…

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar masën e paraburgimit prej një muaji,...