BallinaVendiPolitikë“Nuk e mbaj as si roje!”- Salianji i ashpër me Flamur Nokën

“Nuk e mbaj as si roje!”- Salianji i ashpër me Flamur Nokën

Publikuar më

spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lëshuar akuza të forta ndaj deputetit Flamur Noka, duke e cilësuar si një nga figurat më problematike brenda selisë blu.

I ftuar në News 24, Salianji u shpreh:

“Edhe roje nuk e mbaj unë atë, po të jetë për mua. Nuk thashë që e mbaj. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, ka probleme me grupet kriminale, ka akuza për korrupsion, shpërdorim, sepse ua ka dhënë familjarëve të vet prona të caktuara dhe ka një mijë problematika, përveçse ka shkatërruar degët e PD-së në themel”.

Në vijim, ai shtoi:

“Dhe ai është fytyra e dështimit të PD-së dhe aksidenti më i madh politik që ka PD-ja. Berisha e mban afër, sepse vetëm ai mund të thotë ato gomarllëqe”.

Salianji theksoi gjithashtu se Partia Demokratike duhet të krijojë epërsi morale dhe të respektojë rregullat e brendshme, duke shtuar se opozita nuk mund të fitojë nëse ndjek të njëjtën logjikë si kundërshtarët e saj politikë.

Artikujt e fundit

U arrestua për shtëpinë e barit në magazinën në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Nga hetimet paraprake ka dyshime se Hasa...

Falet namazi i Fitër Bajramit në Tiranë, mesazhe paqeje dhe solidariteti nga kreu i KMSH-së

Besimtarët myslimanë në Tiranë kanë kremtuar Fitër Bajramin me faljen tradicionale të namazit në...

Horoskopi, 20 mars 2026

Dashi Nëse e gjeni veten në një pozicion udhëheqës, merrni frymë thellë dhe dijeni se...

Trump krahason sulmet ndaj Iranit me Pearl Harbor gjatë takimit me kryeministren japoneze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime pas një deklarate të bërë gjatë...

Më shumë