BallinaUncategorizedPaketë e re kundër dhunës në protesta, propozohet ndalimi i udhëtimit në...

Paketë e re kundër dhunës në protesta, propozohet ndalimi i udhëtimit në BE dhe rezervimeve në hotele

Publikuar më

spot_imgspot_img

Qeveria shqiptare po përgatit një paketë të re masash ndëshkuese ndaj personave që përfshihen në akte dhune gjatë protestave. Mes propozimeve është edhe kufizimi i udhëtimeve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas informacioneve të raportuara, një grup juristësh pranë Kryeministrisë po punon për hartimin e dokumentit, në bashkëpunim edhe me ekspertë francezë, me synimin për të krijuar një model të përbashkët kundër vandalizmit.

Një prej propozimeve parashikon përfshirjen në një listë të zezë në sistemin TIMS të personave që kryejnë akte dhune gjatë protestave, me synimin për t’u kufizuar hyrjen në vendet e BE-së.

Gjithashtu, po shqyrtohet krijimi i një regjistri të posaçëm për personat që kërcënojnë qytetarët ose nxisin dhunë përmes rrjeteve sociale. Rastet do të dokumentohen me prova dhe do t’u referohen autoriteteve përkatëse për verifikim dhe ndjekje ligjore.

Sipas propozimit të raportuar, për personat e dënuar për dhunë parashikohet një kufizim trevjeçar për blerjen e biletave të avionit dhe kryerjen e rezervimeve në hotele.

Këto masa janë ende në fazën e hartimit dhe nuk janë miratuar. Zbatimi i kufizimeve ndërkombëtare do të kërkonte gjithashtu bazë ligjore dhe bashkëpunimin e autoriteteve përkatëse të vendeve të tjera.

spot_img

Artikujt e fundit

Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur. Ndalohet edhe 33-vjeçari për sulmin ndaj Komisariatit nr.3

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, si...

“Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë”, kryeministri Rama: U provokua një tjetër 21 janar, sulmuan bankat për të krijuar panik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të...

Detajet nga vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili...

Më shumë