BallinaVendiAktualitetPas paralajmërimit për rrezik sulmesh nga Irani, Antiterrori rrit praninë në institucionet...

Pas paralajmërimit për rrezik sulmesh nga Irani, Antiterrori rrit praninë në institucionet diplomatike dhe MEK

Publikuar më

spot_img

Antiterrori ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë si dhe pranë MEK, një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në vendin tonë për sulme të mundshme nga Irani.

Burime për mediat bëjnë me dije se në fokus të këtyre masave janë kryesisht ambasadat, godina e muxhahedinëve në Manëz, si dhe sheshe e hapësira të mëdha publike në vend, të konsideruara si pika me ndjeshmëri të lartë.

Në kuadër të këtij plani, pritet një shtim i prezencës së forcave policore në terren, ndërsa pjesë e grupit të punës është edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me Antiterrorin do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj sigurisë së objekteve diplomatike.

Një ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se Shqipëria mund të jetë objektiv i sulmeve të grupeve të lidhura me Iranin teksa u kërkoi qytetarëve amerikanë që të shtojnë vigjilencën.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhej në njoftimin e Ambasadës.

Artikujt e fundit

“Partizani”/ Nis seanca në GJKKO, Berisha kërkon Edi Ramën si dëshmitar

Ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim të Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë,...

“Një herë është në Bruksel, një herë është në Kosovë”/ Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Kjo gjë mos të ndodhë më

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi në Kuvend mungesën e ministrit të Bujqësisë...

Nis seanca në Kuvend! Interpelancë me ministrin Lamallari dhe Ramën, çështjet që pritet të diskutohen

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që pritet të nisë...

Më shumë