BallinaVendiPolitikëPD bojkotoi Kuvendin, zbardhen debatet brenda grupit parlamentar. Cilët ishin 3 deputetët...

PD bojkotoi Kuvendin, zbardhen debatet brenda grupit parlamentar. Cilët ishin 3 deputetët që kërkuan pjesëmarrjen në seancë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Janë siguruar diskutimet e zhvilluara të dielën në grupin WhatsApp të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku deputetët kanë debatuar për pjesëmarrjen ose jo në seancën plenare të Kuvendit.

Nga bisedat rezulton se një pjesë e deputetëve janë shprehur kundër bojkotit të seancës, duke argumentuar se opozita nuk duhet të heqë dorë nga foltorja e Parlamentit, pasi humbet mundësinë për të ngritur shqetësimet dhe akuzat ndaj qeverisë.

Deputetja Jorida Tabaku shprehet se mospjesëmarrja do t’i hiqte opozitës të vetmen platformë publike për debat.

Ina Zhupa: Në mbledhjen e kaluar të gjithë që diskutuam ishim kundër mosshkuarjes në seancë, po atë ditë vajti edhe vonë dhe s’kishte zgjidhje tjetër për atë seancë. Me idenë e ligjeve tona që nuk futen (si këto 13 vjet) nuk shkon, se nesër s’ka ligje fare në rendin e ditës. Është seancë për çështje të zgjedhësve dhe rezoluta për institucionet, siç thotë Bujari, me rëndësi për denoncime dhe qëndrime. Kështu i bie në shtator në seancë dhe s’di çfarë të mire na sjell si opozitë parlamentare!!! Edhe në dijeninë time janë edhe dy komisionet që u mbaron afati, zgjedhore dhe territoriale, që edhe nëse zgjaten dhe nëse mbyllen, do të jetë vendimmarrje e seancës plenare. Gjithsesi, si ta gjykohet më e mira për opozitarizmin.

Bujar Leskaj: Për mendimin tim, kjo është gabim. Sipas kësaj vendimmarrjeje, ne nuk do të flasim për KQZ-në (votimet e manipuluara në diasporë – 2025), ILD-në (mbrojtësen e korrupsionit në gjyqësor), AMF-në, BQ-në, INSTAT-in, si edhe për kryefjalën, mbështetjen e protestës qytetare?!? Cili është kuptimi, ideja, mesazhi? Gjithsesi, klm!

Jorida Tabaku: Përshëndetje kolegë,
Në çdo rast, unë mendoj që mospjesëmarrja na heq ne të vetmen platformë publike që ne kemi për debat! E kemi provuar shumë herë mosshkuarjen dhe i dimë pasojat! Ne duhet të përdorim çdo hapësirë që kemi për përballje! Nesër është një nga ditët ku raportojnë një sërë institucionesh dhe ka hapësirë për të gjitha temat që janë beteja të opozitës!


Artikujt e fundit

Foto/ Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të martë në Unazën e Madhe afër...

Shuhet ikona e humorit fierak, ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare “Artisti i Merituar” Todi Llupi

Arti shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe...

“Sulmet amerikane e kanë kthyer Iranin ‘në Epokën e Gurit’”, Trump: Nuk do të jenë më “ngacmuesit” e Lindjes së Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ofensiva ushtarake amerikane kundër Iranit...

Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador: Si ndahet më latines, gjithë ditën…

Bisedat në Sky Ecc kanë zbuluar disa biseda mes trafikantëve të lëndëve narkotike, të...

Më shumë

Foto/ Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të martë në Unazën e Madhe afër...

Shuhet ikona e humorit fierak, ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare “Artisti i Merituar” Todi Llupi

Arti shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe...

“Sulmet amerikane e kanë kthyer Iranin ‘në Epokën e Gurit’”, Trump: Nuk do të jenë më “ngacmuesit” e Lindjes së Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ofensiva ushtarake amerikane kundër Iranit...