BallinaVendiPolitikë“PD mbështet studentët, do jemi në shesh me ta”/ Debate te ‘Ekonomia’,...

“PD mbështet studentët, do jemi në shesh me ta”/ Debate te ‘Ekonomia’, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ashtu si edhe në komisionet e tjera, edhe Ekonomia ka nisur me debate.

E pranishme nga opozita ishte deputetja Ledina Aliolli, e cila u ndal sërish te protestat në vend, teksa shtoi se PD do të jetë krah studentëve në shesh.

“Mbledhja nuk mund të ketë një rend dite normale, duke ditur që jashtë kësaj salle ka të rinj që protestojnë për të drejtën e tyre. Nga ana tjetër, ata dhunohen. Konkretisht kemi rastin e djalit nga Elbasani, Erjonit, i cili sot po lufton për veten e tij, sepse është në rrezik të humbasë shikimin. Realiteti që jetojmë është ky. Dhunë që po ushtrohet në mënyrë shtazarake ndaj protestuesve, të rinjve, studentëve, ndaj të gjithë njerëzve në shesh. Ata po luftojnë për të drejtën e tyre dhe kundër modelit që ka ndërtuar Edi Rama. PD do të jetë në mbështetje të të rinjve. Studentët janë në shesh dhe ne do të jemi në shesh”, tha Aliolli.

Pas fjalës së saj, ajo vendosi të largohej, ndërsa Erion Braçe sërish iu përgjigj, duke i thënë se PS është akoma e hapur për dialog.

“E vërtetë është. Prej 15 ditësh ka protesta në Tiranë, madje më shumë se 15 ditë. Diferenca është që protestat e këtyre 15 ditëve kanë qenë të dhunshme dhe dhuna ka tejkaluar ligjin dhe rendin publik e kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Unë shpreh keqardhjen e pafundme për çdo të lënduar nga aktet e dhunës, përfshirë atë ndaj efektivëve të policisë, ashtu siç shpreh keqardhjen për çdo akt dhune ndaj qytetarëve në protestë. Diferenca nuk e bën termin student. Diferencën e bëjnë aktet e dhunës. Ne kemi të gjithë vëmendjen e duhur për të dëgjuar kërkesën e studentëve, me përjashtim të atyre që ushtrojnë dhunë dhe nuk lejojnë vendosjen e një dialogu të qartë të qytetarëve në protestë. Patjetër që gjithësecili bën punën e tij. Përfaqësuesit e PD-së kanë zgjedhur këtë qëndrim. Ne kemi zgjedhur këtë qëndrimin tjetër”, tha ndër të tjera Braçe.

spot_img

Artikujt e fundit

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD hedhin sende drejt ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për Bankën e Shqipërisë

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD hedhin sende drejt ramës, Kryeministri largohet pas votimit...

Ndërpriten diskutimet, Kuvendi kalon direkt në votim, deputetët e PD ndezin tymuese dhe flakadanë

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe është...

Erion Veliaj u transferua papritur nga Durrësi, nëna e kryebashkiakut shkon në burgun e Fierit, kërkon takim me të

Shqiponja Veliaj, nënë a e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, ka mbërritur paraditen e kësaj...

Edi Rama bën realitet Regjistrin Elektronik, Policia Kufitare do të ndalojë qytetarët që kanë marrë pjesë në protesta të dalin nga Shqipëria 

Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen e regjistrit të posaçëm elektronik të personave të...

Më shumë