Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Korçë. Në përfundim të procesit, Harito Zoto është shpallur fitues, duke marrë 398 vota.
Në garë morën pjesë gjithsej 517 anëtarë të partisë, ndërsa 10 vota u shpallën të pavlefshme. Kandidati tjetër në këtë garë, Mikel Dishnica, mori 109 vota.
Votimi për zgjedhjen e kandidatit është zhvilluar këtë të shtunë në të gjithë vendin, ku qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe qëndruan të hapura deri në orën 18:00.



