Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç.
Nga përplasja raportohet për disa persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende ambulanca dhe policia.
Të plagosurit po presin ndihmë mjekësore, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

