BallinaVendiAktualitet“Po largohem, ju dua shumë…”/ I dënuari nuk kthehet në Burgun e...

“Po largohem, ju dua shumë…”/ I dënuari nuk kthehet në Burgun e Reçit, pikëpyetje mbi sigurinë dhe kontrollin e lejeve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit nuk është rikthyer në institucion pas përfundimit të lejes.

Bëhet fjalë për Petrit Ndocin, i dënuar për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas të dhënave, Ndoci duhej të kthehej në burg ditën e sotme, rreth orës 12:30, por nuk është paraqitur në institucion pas përfundimit të lejes.

Ndërkohë, një detaj i pazakontë është bërë i ditur nga vëllai i tij. Sipas deklarimit të tij, përpara se të largohej, Ndoci kishte lënë një letër për familjarët.

“Po largohem, ju dua shumë…”, mësohet të ketë shkruar ai.

Ndoci po vuante dënimin dhe, sipas informacioneve, i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin.

Pas moskthimit të tij në orarin e përcaktuar, autoritetet kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rrethanat e largimit dhe vendndodhja aktuale e të dënuarit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

spot_img

Artikujt e fundit

Vrasja e shtetasit portugez në Sarandë, Sokrat Vata dhe 10 të dyshuarit e tjerë paraqiten në gjykatë. Pritet masa e sigurisë

Vijon prej një ore në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masës së...

Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike në Itali/ Arrestohet 33-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i akuzuar si pjesëtar...

Më shumë