BallinaUncategorizedPolicia zbardh 5 raste vjedhjesh në Kavajë, arrestohet 31-vjeçari

Policia zbardh 5 raste vjedhjesh në Kavajë, arrestohet 31-vjeçari

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë janë zbardhur nga Policia, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për të njëjtën vepër penale.

I arrestuari është shtetasi Andi Sterniqi, i cili akuzohet se ka vjedhur sende dhe pajisje në tri banesa, një dyqan dhe një automjet. Hetimet vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Zbardhen disa vjedhje të kryera muajin e kaluar, në Kavajë dhe në Golem.

Vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i cili ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit tetor 2026, në qytetin e Kavajës, dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

-A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për vjedhje, pasi Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi më datë 19.10.2026.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 04.10.2026 – 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Sekuestrohen mbi 24 kg kanabis dhe 78 bimë narkotike në Vaun e Dejës, arrestohet 57-vjeçari pas disa muajsh hetime

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet...

Parlamenti francez rrëzon projektbuxhetin e vitit 2027/ Asnjë votë pro Macron, 458 deputetë votuan kundër tij

Parlamenti francez ka rrëzuar në leximin e parë projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027,...

Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-kryeprokurorit për parashkrimin e dënimit

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla,...

BE lëshon alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Raport progresi: Probleme me AKU-në, pesticidet dhe laboratorët, rrezik korrupsioni në inspektime

Komisioni Europian ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar mangësi në funksionimin...

Më shumë