BallinaVendiPolitikëPrapaskenat/ Çfarë e detyroi Spiropalin të sulmonte hapur Partinë Socialiste?

Prapaskenat/ Çfarë e detyroi Spiropalin të sulmonte hapur Partinë Socialiste?

Publikuar më

spot_imgspot_img

Që prej largimit të saj si ministre e Jashtme, Elisa Spiropali ka nisur një sërë reagimesh në rrjete sociale, ndërsa sot nuk ngurroi të dilte hapur kundër kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, ku ajo tashmë shërben vetëm si deputete.

Në një postim paraditen e kësaj të premteje, Spiropali tha se PS po drejtohet me një model ku institucionet janë kthyer në instrumente presioni dhe ku vendimet merren sipas interesave personale të grupeve të caktuara.

Ajo hodhi akuza të forta se ministritë dhe institucionet nuk zbatojnë më ligjin dhe detyrat, por u binden urdhrave të këtij “klani”, duke ju referuar strukturës drejtuese të PS.

Postimi i fundit nxiti kureshtjen e qytetarëve se përse Spiropali, që kohë më parë lëvdonte Ramën, të dilte kaq hapur kundër tij dhe Partisë Socialiste.

Burime për Lapsi.al bëjnë me dije se një grup nga Drejtoria e Tatimeve janë urdhëruar që të ushtrojnë kontrolle të rrepta ndaj bizneseve të bashkëshortit të Elisa Spiropalit dhe familjarëve të saj.

Urdhri ishte dhënë nga një prej njerëzve të besuar të ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku, teksa prej kohësh flitet për marrëdhënie jo të mira mes saj dhe Spiropalit.

 “Në krye të nismës ishte një kolegu ynë i emëruar nga Belinda Balluku dhe që vijon ti bindet asaj. Ne nuk na u tha se ku do shkonin, vetëm kur mbërritëm tek biznesi, e morëm vesh se kjo kishte lidhje me Elisën. Unë dhe një koleg tjetër u ndjemë shumë keq, nuk donim të vijonim atë raprezialje…por urdhri është urdhër”, tha një burim për Lapsi.al në kushtet e anonimatit.

Ndërsa po të kthehemi te postimi i Spiropalit, kjo e fundit duket se e nënkupton atë çfarë ka ndodhur ku mes rreshtash shkruan:

“Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij”.

Kujtojmë se Spiropali qëndroi pak muaj në krye në Ministrisë së Jashtme, ndërsa u përball edhe me kritikat e kryeministrit Rama.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”

BurimiDitar

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë