BallinaUncategorizedProtesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa: Mos hidhni...

Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Kosovës ka marrë masa të posaçme sigurie për protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila zhvillohet sot në Prishtinë.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 12:00 në sheshet e kryeqytetit. Policia bën me dije se ka përgatitur masat e nevojshme operacionale për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.

Përpara protestës, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, me qëllim koordinimin e masave dhe mbarëvajtjes së aktivitetit. Policia thekson se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur lirshëm qëndrimet e tyre, për sa kohë protesta zhvillohet në mënyrë paqësore dhe brenda kuadrit ligjor.

Në një apel drejtuar pjesëmarrësve, Policia e Kosovës kërkon kujdes dhe maturi, si dhe respektimin e udhëzimeve të efektivëve në terren. “Mos hidhni sende dhe mjete të forta, të mos përdorni maska dhe të kontribuoni që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për shkak të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, priten edhe kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë që të çojnë drejt shesheve të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se njësitë e trafikut do të jenë të angazhuara në terren dhe, në rast nevoje, qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë zhvillimit të protestës, ndërsa kanë theksuar se siguria e pjesëmarrësve dhe mbarëvajtja e aktivitetit mbeten prioritet.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë