BallinaRajoni & BotaPse NASA-s i janë dashur më shumë se 50 vite për t’u...

Pse NASA-s i janë dashur më shumë se 50 vite për t’u rikthyer në Hënë?

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ndërsa hidhte hapat e tij të fundit përpara se të largohej nga hëna, komandanti i Apollo 17, Gene Cernan, tha fjalët e tij të fundit: “Ne po largohemi siç erdhëm dhe, me vullnetin e Zotit, ashtu siç do të kthehemi, me paqe dhe shpresë për të gjithë njerëzimin”.

Ishte 14 dhjetori i vitit 1972 dhe Cernan e dinte se gjurmët e tij do të ishin të fundit në tokën hënore për njëfarë kohe, sepse misionet e planifikuara Apollo që do të kryheshin – 18, 19 dhe 20 – ishin anuluar prej kohësh. Por ai ndoshta nuk mund ta kishte menduar se, më shumë se 50 vjet më vonë, fjalimi i tij do të mbeteshin fjalët e fundit të thëna nga një njeri në hënë.

Pas uljeve historike të programit Apollo në Hënë në vitin 1972, NASA e anuloi misionin për shkak të rritjes së kostove dhe ndryshimit të prioritetet.

Kjo e çoi agjencinë në një drejtim tjetër, orbitën e ulët të Tokës, duke u përqendruar në projekte si Skylab, Space Shuttle dhe Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Pas përfundimit të programit Apollo, kostot e larta dhe mangësitë në financim çuan NASA-n të ndryshonte drejtimin, duke hedhur poshtë mundësinë e misioneve të tjera në Hënë.

Në vend të kësaj, fokusi u vendos në projekte më afër Tokës, që ishin më të përballueshme, por pa harruar gjithashtu qëllimet ambicioze për eksplorimin e hapësirës.

Në vitin 2005, NASA e riktheu Hënën në fokus me programin “Constellation”, i cili synonte një rikthim në Hënë me anijen kozmike Orion dhe raketat e reja. Megjithatë, vonesat dhe tejkalimet e kostove e çuan në anulimin e tij në vitin 2010.

Teknologjia e zhvilluar për “Constellation” u integrua në programin Artemis, i cili zyrtarisht nisi në vitin 2017.

Ky program është menduar për t’i kthyer njerëzit në Hënë, me një ulje të planifikuar fillimisht për vitin 2024. Megjithatë, për shkak të vonesave të mëdha, NASA tani e ka shtyrë misionin për në vitin 2028.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...