BallinaVendiKronikëQendra fizioterapeutike kthehet në "fole" prostitucioni në Tiranë, arrestohet një 40-vjeçare, procedohet...

Qendra fizioterapeutike kthehet në “fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet një 40-vjeçare, procedohet një tjetër

Publikuar më

spot_img

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një “fole prostitucioni” në Tiranë.

Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës) dhe është proceduar një tjetër, e cila dyshohej se shfrytëzohej për prostitucion.

Njoftimi i plotë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi 3-mujor, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, shtetasen B. G., 40 vjeçe, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, një 41-vjeçare.

Në ambientet e subjektit (qendër fizioterapeutike), në rrugën “Ismail Qemali”, në pronësi të shtetases B. G., 40 vjeçe, u konstatua se shfrytëzohej për prostitucion një 41-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Artikujt e fundit

Dyshohet se u vetëvra me armë zjarri, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, 40-vjeçari ishte në proces divorci

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 40-vjeçar dyshohet se është...

PS ndez motorët e fushatës për zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh kryetarët e bashkive

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbledh këtë të premte kryebashkiakët në ambientet e Pallatit...

Video/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona

Të paktën 22 persona u plagosën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në...

Më shumë