60-vjeçari që ra nga tarraca e hotelit në Gjirokastër ka ndërruar jetë në spital.
Lexo edhe: E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, dërgohet në gjendje kritike në spital
Ngjarja ka ndodhur në Hotel Olimpik, në kilometrin 2 në aksin Gjirokastër–Tepelenë.
60-vjeçari, një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli ka rënë nga tarraca e tij në kushte ende të pazbardhura. Ai gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë pingul nga një lartësi gati 15 metra. Ndërkohë, Grupi hetimor po heton rrethanat e plota të ngjarjes

