BallinaVendiPolitikë“Rama mashtroi pensionistët për bonuset, nuk është shpërndarë asnjë qindarkë”, Berisha: Rritja...

“Rama mashtroi pensionistët për bonuset, nuk është shpërndarë asnjë qindarkë”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Publikuar më

spot_img

Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për rritjen e çmimeve dhe efektet për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke pretenduar se ‘mashtroi për bonuset’. Kryedemokrati tha se rritja e çmimeve po godet rëndë shtresën e pensionistëve dhe atyre në nevojë.

Më tej ai tha se edhe pse kanë kaluar shumë muaj që nga maji i vitit të shkuar (gati 1 vit), ‘pensionistët nuk kanë marrë një qindarkë nga fondi i depozituar në Bankën e Shtetit prej 240 milionë eurosh para të pashpenzuara gjatë vitit 2025’.

Sot, dua të denoncoj qëndrimin cinik të pashpirt të qeverisë, Edi Ramës ndaj shtresës më vulnerabël, më të dëmtueshme që është shtresa e pensionistëve shqiptarë.

Rritja stratosferike e çmimeve, e ndikuar thellësisht nga kriza energjetike, ka goditur dhe godet çdo ditë e më shumë këtë shtresë të mashtruar, të injoruar në shkallë ekstreme nga qeveria.
Së pari dua të theksoj se skema e bonusit, e përdorur në zgjedhjet e 11 majit, pas zgjedhjeve faktohet një mashtrim i vërtetë.

Kanë kaluar kaq muaj dhe pensionistët nuk kanë marrë një qindarkë nga fondi i depozituar në Bankën e Shtetit prej 240 milionë eurosh para të pashpenzuara gjatë vitit 2025.

Sipas vendimeve të qeverisë dhe premtimeve, ato do u disbursoheshin si bonus pensionistëve.
Asnjë qindarkë nga ky fond gjer sot nuk është disbursuar, çka do të thotë se ai po përdoret nga qeveria për qëllime të tjera dhe po ruhet që t’u jepet në fund të vitit.

Pra, nuk po u mundësohet pensionistëve me çmimet stratosferike që rriten nga java në javë, nga muaji në muaj.

Së dyti, skema e bonusit është mashtrim pasi në këtë skemë mbi 45 përqind e pensionistëve nuk marrin asgjë, ose marrin thërrime, marrin dy kile domate apo tre kile tranguj.

Faktikisht bonusi që përfitohet sipas kësaj skeme përjashton pothuajse tërësisht të gjithë pensionistët me pensione invaliditeti, pensione jo të plota e me radhë.

Kështu që çdo ditë jeta e pensionistëve bëhet më e vështirë.

Në qoftë se kemi parasysh sot çmime që nuk kanë ekzistuar kurrë në tregun e zarzavateve, treg në të cilin një kg domate shitet të paktën 7 herë më shtrenjtë se 7-8 vite më parë, pra kjo bën që kjo shtresë prej 750 mijë qytetarësh të ndjenjë pamundësinë dhe vështirësi të mëdha ditore për ushqimin e vet.
Kjo bën që kjo shtresë të mos mund të blejë ilaçet që i duhen për mjekimin ditor të sëmundjeve, dhe dihet se incidenca e sëmundjeve kronike në këtë shtresë është shumë, shumë e lartë“, tha ai.

Artikujt e fundit

Sulm i armatosur në konsullatën izraelite në Stamboll, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën me një rekord historik misionin...

“Kërkojmë mbështetje të prodhimit vendas”/ Heqja e subvencionit të naftës, blegtorët në protestë përpara Ministrisë së Bujqësisë

Blegtorët po protestojnë ditën e sotme, pas heqjes së naftës nga lista e masave...

Më shumë

Sulm i armatosur në konsullatën izraelite në Stamboll, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën me një rekord historik misionin...