BallinaVendiAktualitetReagon Ambasada Britanike në Tiranë për çështjen e imunitetit të Ballukut

Reagon Ambasada Britanike në Tiranë për çështjen e imunitetit të Ballukut

Publikuar më

spot_img

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar këtë të enjte, pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend ku pritet të shqyrtohet çështja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Përmes një mesazhi publik, ambasada thekson rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimit të sundimit të ligjit, duke nënvizuar se imuniteti parlamentar duhet të shërbejë për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe jo të pengojë llogaridhënien para ligjit.

“Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, thuhet në postim.

Artikujt e fundit

Izraeli nis sulme të reja në Bejrut

Ushtria izraelite ka ndërmarrë një valë të re sulmesh në Liban. Më herët, Forcat...

Ambasada holandeze: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, prioritet ndjekja penale në nivele të larta

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Parlamentit shqiptar për të...

Rama reagon pas deklaratave të ambasadave për vendimin e Kuvendit ndaj Ballukut

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri reagoi ndaj deklaratave të ambasadave të...

Reagon Ambasada Gjermane pas vendimit për Ballukun: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta, kusht për integrimin në BE

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar...

Më shumë