BallinaVendiAktualitetReagon Ambasada Gjermane pas vendimit për Ballukun: Lufta ndaj korrupsionit në nivele...

Reagon Ambasada Gjermane pas vendimit për Ballukun: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta, kusht për integrimin në BE

Publikuar më

spot_img

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në një reagim zyrtar, ambasada thekson se lufta kundër korrupsionit, përfshirë edhe rastet që lidhen me zyrtarë të niveleve të larta, mbetet një kusht thelbësor për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Në deklaratën e saj thuhet:

“Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.

Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.”

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK me votat e mazhorancës, duke mos dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut.

Artikujt e fundit

Izraeli nis sulme të reja në Bejrut

Ushtria izraelite ka ndërmarrë një valë të re sulmesh në Liban. Më herët, Forcat...

Ambasada holandeze: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, prioritet ndjekja penale në nivele të larta

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Parlamentit shqiptar për të...

Rama reagon pas deklaratave të ambasadave për vendimin e Kuvendit ndaj Ballukut

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri reagoi ndaj deklaratave të ambasadave të...

PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Mungojnë Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe.

Maxhoranca ka rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për...

Më shumë