BallinaVendiEkonomiRritet çmimi i gazit më 10 lekë për litër, arrin në 75...

Rritet çmimi i gazit më 10 lekë për litër, arrin në 75 lekë

Publikuar më

spot_img

Çmimi i gazit është rritur këtë të shtunë, pasi Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve e la atë jashtë formulës së fiksimit të çmimeve në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten.

Në pikat e tregtimit me pakicë, një litër gaz po shitet me 72–75 lekë, nga 65 lekë për litër që ishte çmimi i fiksuar nga Bordi në mbledhjen paraardhëse.

Para nisjes së krizës në Lindjen e Mesme, e cila ndikoi ndjeshëm në shtrenjtimin e energjisë, gazi tregtohej mesatarisht në vend me 55–60 lekë për litër.

Ecuria e çmimit lidhet ngushtë me tendencat në bursat ndërkombëtare. Çmimi i gazit natyror në bursat europiane ka shënuar rritje të fortë ditët e fundit, i ndikuar nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjet e furnizimit.

Sipas Reuters, çmimet e gazit në Europë janë rritur ndjeshëm që nga fundi i shkurtit, duke u dyfishuar krahasuar me nivelet para konfliktit. Kontrata benchmark TTF ka arritur rreth 74 euro/MWh, niveli më i lartë që nga fillimi i vitit 2023.

Rritja është përshpejtuar në ditët e fundit, ku në disa seanca tregtimi çmimet janë rritur deri në 25–35% brenda një dite, pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në rajon dhe ndërprerjes së furnizimeve me LNG.

Në total, që nga fillimi i konfliktit, çmimet e gazit janë rritur me mbi 50–60%, duke reflektuar pasiguritë mbi ofertën globale dhe nevojën e Europës për të siguruar furnizime për sezonin e ardhshëm.

Megjithëse çmimet e karburanteve dhe gazit në vend, prej më shumë se një jave, po fiksohen përmes vendimeve të Bordit të Transparencës, në mbledhjen e fundit nuk u mor asnjë vendim për gazin. Operatorët u ankuan për rritjen e çmimeve në bursë, ndërsa drejtuesit e Bordit deklaruan se gazi nuk është subjekt i vendimit, duke u lënë hapësirë operatorëve të rrisin çmimet.

BurimiMonitor

Artikujt e fundit

Irani godet me dron anijen me flamurin e Liberisë në Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka shënjestruar një anije në Ngushticën e...

Alarmi i BSH: “40% e fuqisë punëtore ka emigruar”, risqet me të cilat përballet tregu i punës në Shqipëri

Shqipëria po përballet me një krizë ekzistenciale të forcës së punës, ku pothuajse 40%...

SHBA arreston mbesat e gjeneralit iranian të vrarë në vitin 2020, Rubio: Mbështesnin regjimet terroriste

SHBA-të kanë arrestuar mbesën dhe stërmbesën e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, i cili u...

Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin

Pas rritjes së çmimit të naftës dhe tarifave të transportit në tregjet ndërkombëtare po...

Më shumë