BallinaVendiEkonomiRritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, pas vetëm 1 dite ulje

Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, pas vetëm 1 dite ulje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas vetëm një dite rënie, çmimet e karburanteve në vend janë rritur sërish. Në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm, Bordi i Transparencës vendosi rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.

Nafta nga 203 lekë për litër është rritur në 218 lekë, ndërsa benzina nga 175 lekë ka shkuar në 181 lekë për litër.

Ky vendim vjen pas reagimit të importuesve të naftës, të cilët kundërshtuan uljen e mëparshme të çmimeve, duke argumentuar se përllogaritjet ishin nën kosto dhe rrezikonin furnizimin në treg.

Sipas vendimit të ri:

Me shumicë:
Nafta – 206 lekë/litër
Benzina – 169 lekë/litër

Me pakicë:
Nafta – 218 lekë/litër
Benzina – 181 lekë/litër

Ndërkohë, çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshime.

Rritja e çmimeve lidhet edhe me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku nafta është rritur nga 109 në 112 dollarë për fuçi, për shkak të pasigurive në furnizim përmes ngushticës së Hormuzit.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot dhe do të mbeten të vlefshme deri në vendimin e ardhshëm të Bordit.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë