BallinaRajoni & BotaSamiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët

Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministrat e Jashtëm të NATO-s janë mbledhur për një takim dyditor në Helsingborg të Suedisë, boshtin e të cilit e përbën nevoja urgjente për diskutime lidhet kryesisht me të ardhmen e ushtarëve amerikanë në Europë si dhe mbështetja për Ukrainën.

Samiti mbahet në sfondin e disa krizave ndërkombëtare. Fillimisht, ky takim ishte menduar si një përgatitje për samitin e aleancës në fillim të korrikut në Ankara, por lufta e Iranit dhe deklaratat për tërheqje të pjesshme të trupave amerikane në Europë, kanë ndikuar në ndryshimin e rendit të ditës. Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio e bëri të qartë që në mbërritje se vend i tij është i zhgënjyer, dhe se pret përfitime për SHBA-në, në të kundërt, anëtarësia vihet në pikëpyetje. Rbuio fillimisht përcolli falënderime për palën suedeze për mikpritjen, pas kësaj i ashpërsoi tonet shumë shpejt.

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Ankara do të jetë një nga samitet më të rëndësishme në historinë e aleancës. Atje do të marrë drejtim zhgënjimi i presidentit Trump me reagimin e NATO-s ndaj operacioneve amerikane në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është diçka do të zgjidhet sot. Është diçka për t’u diskutuar në nivel liderësh”, deklaroi Marco Rubio.

Rubio u ndal edhe te njoftimi i fundit mbi dislokimin e trupave në Poloni, duke theksuar se SHBA-ja ka “angazhime globale” që kërkojnë një vlerësim të vazhdueshëm të vendosjes së forcave.

Ky nuk është ndëshkim, por është një proces i vazhdueshëm dhe i nisur që përpara,” tha ai, duke sinjalizuar gjithashtu hapje për bashkëpunim me NATO-n në industrinë e mbrojtjes.

Ekspertët pohojnë se toni i Rubios lidhur me samitin e Ankarasë tingëllon pothuajse si një paralajmërim, ndërsa tema e “zhgënjimit” amerikan me NATO-n duket se do të dominojë diskursin transatlantik në javët në vijim.

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë